VIDEO/ Tritol dyqanit të kozmetikës, zbardhet dëshmia e pronares: S’kam konflikte, por…

Shperthimi Ne Dyqan 3

Zbardhet dëshmia e pronares së dyqanit të kozmetikës që u bë objekt i një sulmi me tritol gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në rrugën “Sami Frashëri” pranë ‘Sheshit Willson’.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb dëshminë në polici të shtetases me inicialet E. P., ku pohoi se nuk ka konflikte me askënd.

Por në baze të dyshimeve nga grupi hetimor dhe prova të mbledhura për zbulimin e autorit, pronarja e dyqanit ka dhënë deklaratën për dyshimet e grupit hetimor për autorin.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×