EKSKLUZIVE/ E mbylli me Egnatian, Krasniqi del hapur: Më ka kontaktuar Dinamo, por…

Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për Dinamon. Dhe pak ditë kanë mbetur deri në datën e grumbullimit dhe qëllimi është që grupi të jetë i plotë në ditën e parë të stërvitjes.

GEZIM KRASNIQI

Klubi e ka deklaruar se kërkon të paktën 4 përforcime në merkato, ndonëse po negociojnë me më shumë emra.

E megjithatë, momentalisht nuk kanë bërë asnjë afrim.

Një nga lojtarët e lakuar për të veshur fanellën blu, është edhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi.

Kavajasi pohon për “Panorama Sport” se ka pasur kontakte, por jo një ofertë konkrete nga ana e kryeqytetasve. Shtatlarti qartëson se ka edhe disa variante të tjera, por në fund do të zgjedhë ekipin që do t’i plotësojë kërkesat financiare.

“Po, kontakte kam pasur nga Dinamo këto kohë, por ende jo një ofertë konkrete nga kjo skuadër. Jam një lojtar i lirë dhe jam i hapur. Vij pas një sezoni të mirë me Egnatian dhe kam pasur edhe oferta të tjera.

Nga Superiorja, nga Kosova dhe Mali i Zi. Tani të shohim, do të zgjedh mundësinë më të mirë për mua. Parësore është garancia financiare”, tha shkurtimisht 32-vjeçari.

Nga Dinamo deri më tani kanë ikur 8 lojtarë (Romeo Harizaj, Redon Mihana, Rimal Haxhiu, Stefan Çinedu, Agim Ibraimi, Goran Siljanovski, Aleksandar Sofranak dhe Aleksandar Isaevski), por nuk përjashtohet mundësia që numri të shtohet.

Ekziston rreziku që ndonjë nga lojtarët që janë nën kontratë me blutë të shkëputë me konsensus marrëdhëniet me klubin, ndaj dhe në listën e përforcimeve janë 6-7 emra.

Drejtuesit e Dinamos duan të jenë të përgatitur për çdo situatë dhe, gjatë kësaj kohe, kanë punuar në drejtim të merkatos. Tani mbetet vetëm që kjo punë të konkretizohet me zyrtarizimin e afrimeve të reja.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×