Gjashtë vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, presidenti Begaj: E sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh

Nene Tereza

Presidenti Bajram Begaj, në 6-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, në një reagim në shprehet se bija shqiptare është simbol u mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturve.

Reagimi:

𝗦𝗵𝗲𝗻𝗷𝘁 𝗧𝗲𝗿𝗲𝘇𝗮 𝗲 𝗞𝗮𝗹𝗸𝘂𝘁𝗲̈𝘀, dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor.

Bija shqiptare është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit e të harruarit.

Në një botë, që rend drejt materiales, shembulli i saj na fton të shohim brenda vetes, brenda familjeve dhe shoqërive tona për të kultivuar dashurinë për tjetrin dhe vlerat më të mira shpirtërore të popullit tonë, të cilat Nënë Tereza i ka lartësuar si askush tjetër në botë. E sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh për më shumë solidaritet për të afërmin, dashuri për njëri-tjetrin dhe shërbim për vendin!

Nene Tereza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×