Antonio Kasano duket sikur ka një mendim ndryshe kundrejt të gjithë botës, pasi për ishfantazistin e Romës, Milanit, Interit e Realit të Madridit janë të pakët futbollistët që mund të bëjnë diferencën, aq më tepër në një klub si Juventusi dhe për bavarezin Nikolo Zaniolo është një investim i shtrenjtë, i kotë.
“Kur dëgjoj disa që thonë se Zaniolo është një lojtar i fortë… E dini çfarë do të thotë të jesh i fortë?! Të bësh diferencën dhe në moshën e tij ka të tjerë në qarkullim që kanë edhe ndonjë Champions në kurriz.
Prandaj Juventus qëndroji larg Zaniolos, aq më tepër për 50 milionë euro. Për mua është një çmenduri kaq shumë para për atë. Di Maria po, edhe pse 34-vjeçar duket i një tjetër planeti kundrejt Zaniolos”, u shpreh Kasano.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…