“Nënë Tereza shembulli se si me besim mund të bësh gjëra të mëdha”, Basha: Ditë e veçantë kombin shqiptar, të krenohemi me veprën e saj

Basha Luli

Ish-kreu i PD Lulzim Basha, në një status në Facebook, shkruan se Nënë Tereza ka dhënë një shembull të madh besimi, duke shtuar se sot është një ditë e veçantë për kombin shqiptar.

Statusi:

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Kjo është një ditë e veçantë për mbarë kombin shqiptar dhe ne të gjithë krenohemi me Nënë Terezën, veprën dhe trashëgimin e saj.

Nënë Tereza na ka dhënë një shembull të madh se si me besim, dashuri dhe këmbëngulje mund të bësh gjëra të mëdha për ata që kanë më shumë nevojë. Nën shembullin e saj le të bëjmë të gjithë nga pak për një jetë më të mirë për çdo shqiptar.

“E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur ende. Kështu që ka mbetur vetëm e sotmja. Le të fillojmë.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×