“Partia e Lirisë bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare”, paralajmëron Meta: Rezistencë ballore kundër Ramës, së shpejti iniciativa për protesta

Meta Ok

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi çështjen e Autoritetit të Dosjeve dhe agjentin I.M., për të cilat tha se është një nga aktet më të ulëta.

“Është një nga aktet më të ulëta. Ky është një regjim i pashpresë”, tha Meta.

Në një intervistë për syri.tv, Meta tha se përballja me kryeministrin Rama do të jetë ballore dhe se shumë shpejt partia e Lirisë do të nisë iniciativat për protesta.

Format për rrëzimin e Ramës?

Meta: Rezistencë ballore. Partia e Lirisë shumë shpejt do të fillojë iniciativat për protesta antikorrupsion dhe do t’i bëjë thirrje qytetarëve që jo vetëm të bashkohen , por do të evidentojë të gjithë kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Korruptimi i Lulzim Bashës ishte një nga gjërat që ka arritur Rama. të Agjenda e Ramës dhe e Bashës është e përbashkët”, ka thënë më tej Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×