
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë për syri.tv u shpreh se historia e bashkëpunimeve me kryeministrin Edi Rama ka përfunduar.
Gjithashtu theksoi se qeveria Rama po punon për shpopullimin e vendit. I ndalur tek ndërhyrja e paligjshme në ‘Prestige Resort”, Meta tha se shqiptarët duhet të bëhen bashkë kundër këtij regjimi.
“Në kulmin e sezonit turistit, njerëzit janë zgjuar me fadroma. Unë kam qenë gjithmonë sa herë është cënuar interesi i familjeve shqiptare sa herë është cënuar interesi. Edi Rama përdor parrudha përçarëse, të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen për ti vënë rruspat Edi Ramës dhe një regjimi rruspiesh” Të shkosh tek resorti i tjetër ta promovuar të çosh afganët atje, t’i skicosh ngjyrat e pishinës dhe një ditë të bukur t’i çosh fadromat? Përse nuk çojnë fadromat tek inceneratori i Tiranës?’, tha më tej Meta.
Arena e Lajmit