“Baltosja më e madhe e Shqipërisë turistike”/ Sulmi mbi “Prestige Resort”, Pollo: Rama ua çoi fadromën turistëve te pragu i derës

65jyh

Në komentin e tij mbi sulmin e IKMT-së ndaj resortit “Prestige Resort”, deputeti demokrat Genc Pollo ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar deklaratën e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, që thoshte “se kemi krijuar brandin Rama në Europë dhe nuk na duhet tjetër”.

Pollo theksoi se Rama ia ka ndryshuar detyrën Dallëndyshe Bicit gjatë javës që shkoi nga zv/ministres në drejtoreshë të IKMT, pikërisht për t’ia ngjyer duart me aferën, që përbën prishjen e paligjshme të ambienteve në “Prestige”.

“Kemi krijuar brandin Rama dhe m këtë krenohemi në botë thoshte një bashkëpunëtore e kryeministrit dhe duket satirike ta përmendësh në këtë kontekst. Edi Rama gjithmonë ka kritikuar, sulmuar të tjerët, me fjalë ju baltosni Shqipërinë. Baltosja më e madhe e Shqipërisë turistike është kjo që ai ka bërë me urdhrin e tij personal dhe jo e Dallëndyshes. Aty ku janë njerëzit në komandë ai përpiqet t’i shtrëngojë, t’i kërcënojë. Aty kishte shqiptarë dhe të huaj që e panë sesi papritur të vjen fadroma te pragu i derës.

Kjo jehonë mediatike në mediat ndërkombëtare ishte e madhe. Kjo që ndodhi ka këtë dëm kolateral dhe një kryeministër që do ta nënshtrojë median, por që turizmin s’do ta dëmtojë, nuk them që është burrë i mirë, por mund ta linte për më vonë, kur të vinte dimri dhe procedurat t’i qëndiste pak më bukur jo veprimtari arbitrare që ka bërë ai aty. Por mendoj se ka humbur fillin. Edi Rama i 15 viteve më parë mund ta kishte bërë pak më ndryshe.

Ajo që më bën përshtypje, është mënyra sesi ky abuzon me gratë. Fjala e vetme e mirë që ka thënë Sali Berisha kryeministër në ikje, është që Edi Rama ka emëruar anëtare të kabinetit qeveritar një numër të lartë grash. Por fakti që ato janë gra që nuk i zgjedh me dëshirën për të bërë gjëra të mira, por gjëra që edhe një burri do i vinte zor t’i bënte. Ka qëlluar kjo Dallëndyshe që e merr dhe e çon ai në afera për të ngjyer duart”, tha Pollo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×