Bëri mrekullinë në sezonin e kaluar në Serinë A, trajneri kroat prezantohet në stolin e Olimpik Marsejës

Kur Igor Tudor mori drejtimin e Veronës në edicionin e kaluar, skuadra kishte regjistruar 3 humbje në po aq ndeshje të luajtura dhe dukej një kandidate e denjë për të rënë nga kategoria. Nën drejtimin e kroatit, ekipi bëri një kthesë të plotë dhe e mbylli edicionin në vendin e 9, me sulmin e 5-të më të mirë në Serinë A.

tudor

Një mrekulli e jashtëzakonshme e Tudor, i cili bëri emër me këtë eksperiencë të tij dhe natyrshëm që u kthye në një emër shumë të kërkuar në treg. Ai fillimisht vendosi që të mos rinovonte me klubin italian duke u ndarë miqësisht me të, ndërsa duket se ka zgjedhur që të provojë një kampionat të ri, pasi është prezantuar sot në France si trajneri i ri i Olimpik Marsejës.

Klubi bëri të ditur se kishte nënshkruar për dy vite me trajnerin kroat, i cili kështu ka nënshkruar kontratën më të rëndësishme të karrierës, edhe pse ka drejtuar më parë klube me emër pasi përveç Veronës ka qenë edhe në pankinën e Udinezes, Gallatasarajit apo PAOK-ut.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×