
Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë foli mbrëmë në emisionin “Open” në News24, në lidhje me aksionin e paligjshëm të IKMT në Prestige Resort.
Ai e quajti të gjithën një akt të shëmtuar që ka qenë reklama më e keqe që mund t’i bëhej vendit tonë.
Vasili ka evidentuar edhe mënyrën se si u krye aksioni, duke nënvizuar se u përdor forca me punonjës dhe civilë të armatosur.
“Nëse themi është sulm politik duhet të kemi argument. Argument është leja e firmosur nga Rama, historia e gjatë e resortit, një investim historik dhe të gjithë e kuptojmë që një investim mbi 25 vjeçar. Sa i përket asaj piste të shumë përfolur, ajo pistë që po shqepet, është në një vend që e kemi parë si pjesë e humbur sepse deti kishte gërryer dhe kishte përparuar në terrenin tokësor. Rivendosja e pistës kishte ruajtur tokën nga ofensiva e detit kur nuk ishin vendosur as breza për ta mbrojtur nga ana e qeverisë.
Të flasim për planin e firmosur. Një nga pishinat e shkatërruara është aty në plani dhe ka firmën e Ramës.
Të gjithë presin që nëse pushteti do të ishte korrekt, do t’i kërkonte modifikimet përkatëse kompanisë sepse është një realitet shumë i rëndësishëm për zonën dhe një qeveri e mençur duhet të llogariste peshën e turistëve të huaj që e kemi parë që kanë qenë me qindra.
E dini fuqinë e imazhit negativ që ecën shumë më shpejt se ai pozitivi. Atë ditë është bërë një nga promocionet më negative që mund të ndodhte.
Me origjinë jam nga jugu dhe kam parë plazhe të mrekullueshme bosh.
Në fund të gushtit, në shtator, në një kohë kur plazhe të tëra ishin boshatisur, të shohësh një realitet të tillë e t’i përgjigjesh me fadroma…
Nuk ndodhej aty një vite me parë ky investim? Ai është skizofren.
Dhjetëra furgonë, qindra civilë të armatosur sikur çdo bënin dhe vinin vërdallë mes turistëve si qytetarë të dorës së tretë, ishte një shfaqje e shëmtuar.
Çdo fjalë e thënë këtu dhe i bie rëndë Ramës mund të sjellë edhe këtu fadromat. News24 ka pasur një linjë të pavarur. Unë si politikan ka pasur momente në të shkuarën që nuk kam pasur të njëjtin mendim me ju, por kemi bashkëjetuar me profesionalizmin.
Pse nuk shkojnë t’i prishin inceneratorët. Kanë fakte. Kurse ky resorti që ka një gojë mediatike, patjetër me një goditje i mbyllim të gjitha këto. Është fajtor News24 apo Panorama që vjedh 100 mln euro me rrugën e Kardhiqit?”, tha Vasili.
Arena e Lajmit