Donin të shisnin kokainë, heroinë e hashash në qytetin italian, Guardia di Finanza i jep fund aventurës së bashkëshortëve shqiptarë

Asdgadfgfdf

Autoritetet e Guardia di Finanza në Fermo të Italisë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh, burrë dhe grua rreth të 40-ave pasi dyshohet se planifikonin të shisnin lloje të ndryshme droge në zonat përreth.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre autoritetet e policisë gjetën lloje të ndryshme droge që dyshohet se ishin të destinuara për shitje nga çifti shqiptar.

Raportohet se në banesën e tyre u sekuestruan 6 kg hashash, mbi 2 kg heroinë dhe rreth 250 gramë kokainë, si dhe materiale ambalazhi, pajisje celulare dhe një makinë.

Sakaq, dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burg, ndërsa Prokuroria Publike u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe masat kufizuese të cilat më pas u miratuan kundrejt dyshes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×