Milani i Stefano Piolit ka nisur sot punën përgatitore për sezonin e ri, me teknikun e kuqezinjve që është ndalur t’i përgjigjet disa prej pyetjeve të gazetarëve, të cilët nuk i lanë pa përmendur dhe merkaton ku emri më konkret është ai i futbollistit të Çelsit Hakim Ziek.
Trajneri italian nuk e fshehu interesimin për lojtarin duke thënë se për të po mendon klubi teksa e shoqëroi përgjigjen me një buzëqeshje. Pioli gjithashtu përmendi integrimin në skuadër të Pobegës që kthehet nga huazimi dhe futbollistit francez, Adli që u ble një vit më parë nga kuqezinjtë.
“ Ziek? Për të mendojnë drejtuesit, uë nuk di gjë (buzëqesh).
Në skuadër është rikthyer Pobega i cili është një lojtar shumë i zoti, do ta na ndihmojë me cilësitë e tij, Adli është një tjetër lojtar interesant që na është bashkuar.
Do të kërkojmë të gjejmë zgjidhjet më të mira me klubin në këtë merkato.”, u shpreh Pioli.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…