Matijas De Ligt është një nga emrat më të lakuar këtë merkato, me shumë skuadra, sidoms Çelsin, që kërkojnë shërbimet e tij. Juventusi kërkon që ta shesë pasi holandezi nuk dëshiron që të jetë pjesë e bardhezinjve, kështu në garë për shërbimet e tij ka hyrë dhe Bajerni i Mynihut.
Klubi gjerman ka nisur kontaktet me klubin bardhezi për një transferim të tijin dhe siç bën me dije “Sky Sport Deutschland”, kontakti i parë midis dy klubeve ka qenë pozitiv.
De Ligt ka qenë në kërkesat e Bajernit edhe më parë, por duket se gjermanët tashmë duan të përfitojnë nga pakënaqësia e 22-vjeçarit për ta afruar, edhe pse konkurrenca me Çelsin, Mançester Sitin dhe Mançester Junajtid nuk do të jetë e lehtë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…