“Nuk ka rënë bombë atomike, por…”, Meta nxjerr videon nga Shijaku: Krim mjedisor që po helmon banorët, ja si digjen tonelata me plehra

Autoriteti I Dosjeve Ilir Meta Ka Qene Bashkepunetor I Sigurimit Te Shtetit 1280x720

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot një video ku shihet se si digjen tonelata me plehra në bashkinë e Shijakut.

Përmes një mesazhi në Facebook, Meta thekson se nuk ka rënë bombë atomike, por bashkia e Rilindjes sipas tij po djeg plehrat, duke helmuar banorët.

MESAZHI I METES
Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore.
Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×