‘Parku i drogës’, autoritetet gjermane vënë në pranga grupin e të rinjve shqiptarë që kthyen zonën në treg për kokainën dhe kanabisin

221020 1637 391887943

Autoritetet gjermane kanë arrestuar në Detmold të martën e datës 18 tetor gjashtë të rinj shqiptarë për posedim të lëndëve narkotike.

Të rinjtë u arrestuan në zonën e parkut “Lustgarte” i cili sëhtë i njohur për aktivitetin kriminal, ndërsa të rinjtë u kapën me lëndën narkotike kokainë dhe marijuanë para të cilat më pas u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj gjashtë personave ëhstë bërë një kallëzim penal për posedim të lëndëve narkotike, ndërsa ndaj tre meshkujve u konfirmua dyshimi se ata merreshin me lëndë narkotike në shkallë të gjerë.

Shqiptarët nga mosha 26 deri në 28 vjeç rezultojnë se nuk kanë vendbanim të përhershëm në Gjermani, ndërsa një gjykatës urdhëroi të mbaheshin në paraburgim deri në marrjen e masës përfundimtare.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×