Pioli i surprizon të gjithë, Milani i sezonit të ardhshëm do të luaj me një skemë “antikushtetuese” (Formacioni i mundshëm)

Sot kuqezinjtë nisin rrugëtimin për mbro jtësin e titullit. Kampionati është i paparashikueshëm dhe Stefano Pioli gjithashtu. Një vit është i gjatë dhe trajnerët shpikin gjithmonë diçka që në korrik është e panjohur edhe për ta. Megjithatë, Pioli tashmë ka disa ide në kokën e tij, të zhvilluara midis Sicilisë dhe Forte dei Marmi. Idetë që nga sot, përveç plazhit, do të zhvillohen në një fushë të blertë.

MILAN

Në lupë, si të thuash, është 4-2-3- 1-shi i vjetër. Sistemi i lojës me të cilin Milani fitoi titullin do të mbetet baza e lojës kuqezi: dy mesfushorë përpara mbrojtjes, Zhiru ose Origi si pyka dhe në mes liri mendimi për mesfushorët ofensivë.

RRESHTIMI

Megjithatë, disa alternativa do të jenë gjithmonë aktuale. Pjesërisht do të varet nga eksperimentet e Piolit dhe nga zgjedhjet e merkatos – nëse vjen Dibala, 4-2-3-1 bëhet pothuajse 4-4-2. Sidoqoftë, dy module janë tashmë në kokën e trajnerit. E para është 4-3-3 me variacione të vogla: mesfushori sulmues bën një hap prapa, krahu i djathtë ka më shumë detyra krijimi.

Asgjë në veçanti. Variacioni i dytë është më i bujshëm. Pioli, nëse mbrojtësit e tij janë mirë, do të provojë mbrojtjen me tre lojtarë, e cila në Milanin e Berluskonit ishte antikushtetuese. Në fakt vetëm Zakeroni fitoi një titull, me rebelimin ndaj “katërshes” sakiane. Kuqezinjtë nuk luajnë me prapavijë treshe që në kohët e trishta të Montelës. Ideja e Piolit është një treshe Kalulu-Kjaer-Tomori, e mundësuar nga rikthimi i danezit. Ai do të monitorojë dhe të mbulojë thellësinë, Kalulu dhe Tomori të sulmojnë e të mbrohen disa metra më përpara.

TREDHËMBËSH

Në teori, kjo zgjidhje ka të gjithë elementët e nevojshëm për të funksionuar, ndoshta në ndeshje më delikate. Në atë pikë, një 3-4-3 do të bëhej magjepsës, me dy mesfushorët e zakonshëm, Kalabrian (ose Florencin) dhe Hernandez në korsi dhe një “tredhëmbësh”. Çfarë ndryshon? Epo, diçka patjetër. Parimet e mbrojtjes, ngjitja, pozicioni dhe përdorimi i disa lojtarëve.

Sepse sistemet e lojës vërtetë janë thjeshtë numra, por ato vlejnë më shumë se zero. Milani është dëshmia më e qartë e kësaj filozofie. Titulli i fundit tregoi se si një skuadër me vlera individuale më të vogla se rivalet, diti të ndërtojë suksesin në një shtrirje taktike, e cila shpesh nxori në pah më të mirën e gjithkujt. Pioli e ka bazën, sezoni i ri do të jetë një histori më vete.

FORMACIONI I MUNDSHËM:

90909000

REINOLD BAKALLI-Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×