
Qytetarët pas tubimit përballë Ministrisë së Brendshme, janë vendosur përpara Kryeministrisë.
Ata kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e të riut Lear Kurti në komisariatin nr.3 në Tiranë. Gjithashtu qytetarët kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë dhe kanë mbajtur një minutë heshtje.
“Jepi llogari asaj nënë që kur të zgjohet në mëngjes nuk do të zgjohet me aromën e djalit të saj. Jepi llogari. Ne nuk harrojmë Edi Rama. Nuk do të harrojmë kurrë se si i bëjë thirrje policisë që të ndihmonte në fushatën elektorale. Do të vijë dita që do të ndëshkohesh. Të paralajmëroj, siç tërhoqën zvarrë Enver Hoxhën , ashtu o të tërheqim zvarrë edhe ty nga karrigia, jo nga busti”, u shpreh një protestues.
Gazetari Osman Stafa tha për BalkanWeb se qytetarët vijojnë marshim protestë dhe se për këtë situatë bëjnë përgjegjës kryeministrin Rama.