VIDEO/ Dështon sërish seanca gjyqësore për biznesmenin turk të akuzuar për përfitimin e 2 mld $ nga kriptomonedhat, Ozer i “relaksuar” pas dhomës së xhamit

Biznesmeni Turk Faruk Fatih Özer

Ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit biznesmenin turk Faruk Fatih Ozer, i cili akuzohet se ka fituar 2 miliardë dollarë nga mashtrimi me kriptomonedhat.

Por edhe sot, sikundër më 6 tetor, seanca për ekstradimin e tij drejt shtetit turk, ka dështuar. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se shkak për shtyrjen e seancë është bërë mungesa e avokatit mbrojtës i cili kishte njoftuar me shkrim paraprakisht trupin gjykues.

Gjykata nga ana e saj kishte ofruar një Avokat kryesisht që është refuzuar nga ana e shtetasit turk. Në rrethana të tilla kryesuesi i seancës ka vendosur shtyrjen e saj.

Turku u arrestua më 30 gusht të këtij viti teksa ishte duke pushuar në plazhin e Himarës. Shtetasi turk, themelues i një platforme online për këmbimin e kriptovalutave, Thodex, mbylli papritur aktivitetin, në prill të vitit të kaluar, pasi kishte grumbulluar një shumë prej 2 miliardë dollarësh nga 391 mijë investitorë.

Ozer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, ndërsa Gjykata e Lartë e Stambollit kishte lëshuar ndaj tij urdhër arresti në vitin 2021, për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

I riu turk, kishte mbërritur në Shqipëri më 20 prill 2021, përpara se autoritetet e vendit të tij të viheshin në lëvizje. Një ditë më pas, në platformën Thodex, investitorët lexuan një njoftim të pazakontë për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit “për shkak të një investimi të rëndësishëm”. Ky njoftim, i vuri ata në alarm, pasi nuk u mundësohej më qasja në portofolet e tyre. Më 23 prill 2021, autoritetet turke arrestuan 62 persona të lidhur me Thodex, dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×