Ambasadorja e BE, Hohmann takon kreun e SPAK: Sundimi i ligjit, shtylla kryesore e rrugës së Shqipërisë drejt integrimit europian

Fb 3pj8x0aqwvma

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann është takuar këtë të martë me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në një reagim në “Twitter”, ajo shkruan se sundimi i ligjit është shtylla kryesore se rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

“Takime të rëndësishme sot me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe kreun e SPAK Arben Kraja. Sundimi i ligjit përbën shtyllën kryesore në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Konsolidimi i reformës në drejtësi duhet të shkojë përpara. Synimet kyçe mbeten pavarësia dhe integriteti i institucioneve të drejtësisë, gjykata efikase dhe rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë, në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt dhe t’u besojnë institucioneve të tyre të drejtësisë. BE-ja është këtu për t’ju mbështetur në këtë rrugë sfiduese,” shkruan ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann.

 

 

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×