Çmimet e karburantit/ Zbardhet padia e grupit të PD, ja 29 deputetët që kërkojnë shfuqizimin e Bordit

Karburant Leke

Zbardhet padia në Kushtetues e 29 deputetëve të PD ku kërkohet shfuqizimi i bordit të caktimit të çmimit të karburanteve.

Sipas padisë tashmë provohet se është fakt tashmë që prej muajsh qytetarët shqiptarë janë përballur me abuzimet me çmimet.

Është fakt që Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua shumë shpejt në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin.

Është fakt që Bordi me veprimtarinë e tij po cenon konkurrencën në treg, që sjell ulje të çmimit, si dhe lirinë ekonomike, që mbron të drejtat e konsumatorëve.

Me miratimin e këtyre dy ligjeve Qeveria në vend që të bënte atë që ka bërë çdo Qeveri në botë, të mbronte interesin e qytetarëve, të drejtat e konsumatorëve, në fakt zyrtarizoi Klubin e Oligarkëve dhe i dha liri të plotë që me marrëveshje me njëri tjetrin të caktojnë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×