Një çudi “alla shqiptarçe” është regjistrua në elitën e futbollit anglez. Ndryshe nga Shqipëria, ku futbollistët apo trajnerët i largojnë me një “SMS”, ish-mesfushori i Bërnlit, Dale Stephens, e zbuloi se nuk do të ishte pjesë e klubit të Premier Ligës, nëpërmjet “Twitterit”.

Kontrata e Stephens me Bërnlin skadoi në fund të sezonit të kaluar dhe klubi, pas rënies në Championship, vendosi të mos i ofrojë një rinovim. Por i çuditshëm është fakti se drejtuesit harruan t’ia thonë 33-vjeçarit ketë gjë. Futbollisti pretendon se nuk është vënë në dijeni për këtë vendim nga klubi.
Lojtari, u shpreh për talkSPORT, se lajmin e lamtumirës e mësoi përmes Twitter-it: “Ishte zhgënjyese nga të dyja palët, nuk shkoi siç prisja sepse kur mbërrita për herë të parë isha entuziast për sfidën, por për shumë arsye nuk funksionoi për mua, apo për ekipin.
Në një farë mënyre, e dija se nuk do të isha atje vitin e ardhshëm. Ndoshta përmblodha kohën time atje, por e zbulova në Twitter se nuk do të merrja një kontratë të re. Ishte vërtet e çuditshme. E imagjinova gjithsesi para se të mbaronte kontrata, por e pashë në rrjetin tim në Twitter që më kishin zgjidhur kontratën”, u shpreh 33-vjeçari.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then