E bujshme nga Spanja/ Në skenë për CR7-ën del edhe Barcelona, ja prapaskenat me yllin portugez

Një lajm i bujshëm ka trazuar ndjeshëm merkaton së fundmi. Sipas prestigjiozes “AS”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është duke darkuar me menaxherin Jorge Mendes aktualisht dhe bëhet me dije që një nga temat e diskutimit është padyshim edhe Kristiano Ronaldo, i cili dëshiron të largohet nga Mançester Junajtid, për të luajtur në Champions League.

2819246-58149948-2560-1440

Emrat e tjerë që po diskutohen në këtë takim mes Laportës dhe Mendesit janë Ruben Neves, Rafa Leao dhe Bernardo Silva, por epiqendra padyshim është Kristiano Ronaldo, sepse Bajern Mynih vazhdon të bllokojë Levandovskin, kësisoj Barcelona, mund të hedhë vështrimin te CR7, i cili prej vitesh ka qenë një nga rivalët më të mëdhenj të katalanasve gjatë kohës që ishte pjesë e Realit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×