Kukësi, kampionë me “pikatore”/ Vetëm katër lojtarë dhe trajneri e kanë fituar titullin gjatë karrierës

Çdo sezon, Kukësi pro jektohet si një skuadër që synon gjithnjë maksimumin, siç është edhe fitimi i titullit kampion. Këtë dekadë të fundit, kur edhe është bërë pjesë e elitës, verilindorët ia kanë dalë vetëm një herë, në sezonin 2016-2017, kur nën drejtim ishte Ernest Gjoka.

kukesi tifoze

Përpjekjet i kanë pasur gjithnjë të mëdha, por edhe pse i kanë shkuar afër, janë mjaftuar vetëm me një trofe në historinë e tyre. Edhe këtë sezon synimi do të jetë maksimumi i mundshëm, edhe pse pritet të jetë si gjithnjë një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për këtë arsye kanë bërë ndryshime në staf dhe në lojtarë, ndonëse kampionët i kanë me “pikatore”.

KAMPIONËT – Për të pretenduar të jesh kampion, të duhet edhe një skuadër kampionësh, të cilët e njohin mirë se çdo të thotë të mbash presionin e titullit. Një nga ata që e di mirë se çdo të thotë të fitosh një kampionat, është trajneri. Skënder Gega arriti të kthejë Partizanin pas një çerek shekulli te titulli kampion në sezonin 2018- 2019. Të njëjtën gjë tekniku shpreson ta përsërisë edhe te Kukësi.

Ashtu si atëherë më të kuqtë, edhe tani te Kukësi, skeptikët nuk mungonin, por u vërtetua e kundërta. Për të vijuar më pas me lojtarët, i vetmi nga ekipi aktual që ka fituar një titull kampion në vendin tonë është pikërisht Kristi Kote, bashkëkohës i Gegës te të kuqtë katër sezone më parë. Mesfushori pritet që të ketë gjithashtu një rol të rëndësishëm në ekipin e këtij sezoni në Kukës.

LOJTARET KAMPIONE

Dy të tjerët që e kanë provuar shijen e titullit janë Shqiprim Taipi dhe Jakup Berisha, të cilët kanë ngritur trofeun kur kanë qenë pjesë e Shkëndisë së Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Për ta mbyllur me brazilianin Agnaldo Moraesh, i cili ka triumfuar në Norvegji me ekipin e Molde në vitin 2014. Me pak fjalë, nga ekipi aktual i Kukësit janë vetëm katër lojtarë që e dinë se çdo të thotë të fitosh një kampionat, duke i prirë sigurisht trajneri Gega, i cili ka detyrën për të kompozuar skuadrën dhe marrë maksimumin nga lojtarët në fushë.

Nga ana tjetër, nuk mungojnë futbollistët që ia kanë dalë të fitojnë kupa dhe Superkupa apo kampionate të nivelit të dytë. Megjithatë, për Gegën me sa duket nuk kanë shumë rëndësi trofetë që kanë fituar në të kaluarën lojtarët, pasi edhe te Partizani i mungonin këta futbollistë, por ia dolën që së bashku të fitonin kampionatin.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit

 


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×