Masakra mjedisore në Shijak/ Vasili akuzon kryebashkiakun Arbana: Mashtroi se i çojnë gratis mbetjet në Tiranë, i kanë dhënë 20 mln lekë inceneratorit

Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dalë kundër deklaratës së kryebashkiakut të Shijakut, Elton Arbana, duke marrë shkas nga masakra e sotme mjedisore që ndodhi në këtë qytet, ku digjeshin pirgje me plehra.

Në një konferencë për mediat, Vasili theksoi se Arbana mashtroi publikisht kur tha se në landifillin në Tiranë Shijaku depozitonte falas mbetje. Sipas Vasilit, inceneratori ka marre mbi 20 mln leke nga Shijaku.

“Dua të rrëfej para jush mashtrimin e kryebashkiakut të Shijakut. Ai tha; ne i çojmë gratis në Tiranë mbeturinat. Sa herë që keni përballë një rilindas, keni një mashtrues.

Ja ku e keni kontratën. Kjo është firma e kësaj kontrate, e cila ka një aneks. “Angazhohemi për detyrimet që rezultojnë të tilla, por pa harruar pagesat”. Ai është i njëjti që gënjen sot dhe harron si gënjeu dje. Kryetari Abrana tha: ‘landifilli thotë se nuk mund të pranojë pa tarifë mbetje. Kërkesën e keni marrë një ditë më parë dhe e kemi bërë këtë marrëveshje”. Në gusht kjo deklaratë. Për periudhën shtator-tetor firma e përpunimit, inceneratori ka marrë mbi 20 mln lekë për këtë periudhë nga bashkia.”, tha Vasili.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×