
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha sot se ndërhyrja e paligjshme e IKMT-së në Prestige Resort është një sulm i pastër për të kontrolluar linjën editoriale të News 24, Balkanweb dhe Panorama.
Gjatë një interviste në News 24, Zhupa tha se deputetët e PD-së do të kërkojnë zhvillimin e një séance dëgjimore me institucionet shtetërore dhe grupin Focus Media News.
Çfarë u diskutua sot në komisionin e mediave?
Nuk ka sesi komisioni të mos diskutojë për një sulm të hapuir që i bëhet Focus Media Neës vetëm e vetëm se nuk pranohet që të diktohet vija editoriale që kontrollohet nga Endri Fuga. Ne jemi komisioni i mediave, grupi i PS nuk pranoi kërkesën tonë për një seancë dëgjimore.
Ne do të vazhdojmë të insistojmë, shqiptarët duhet të dëgjojnë të vërtetën nga grupi mediatic për të kuptuar se çfarë shantazhi i bëhet medias. Të gjithë e shohim investimin që është bërë në këtë godinë, teksa qeveria kërkon që ajo ta lërë godinën. Nëse do ishte një biznes privat, do ishte një çështje mes tij dhe shtetit, por këtu bëhet fjalë për interesin public
Do insistoni që grupi mediatik të jetë në komision?
Kur 7 deputetë me firmën e tyre kërkojnë të bëhet seanca dëgjimore, është e detyrueshme që të bëhet. Ne pranuam të marrim informacion dhe më pas do ta ndjekim çështjen. Ne e kemi për detyrë që sa herë cënohet fjala e lirë ne do të reagojmë.
Cili ishte argumenti që dhanë socialistët?
Nuk kishin ndonjë argument. Sollën në vëmendje që aty ka një paligjshmëri.
Aty është një ndërtim me leje…
Jam shumë e bindur se Prestige Resort është një vend i ligjshëm, është vendi ku u strehuan afganët në Shqipëri. Ky resort ka shkuar edhe në Departamentin e Shtetit kur u strehuan afganët. Edi Rama ishte aty, ka pikturuar pishinat dhe pemët. Kjo tregon qartë që nuk kishim të bënim me një paligjshmëri por me një hakmarrje sa i përket linjës editorial të News 24, Balkanweb dhe Panorama. Socialistët kërkuan kohë për ta vonuar sa më shumë. Do ti kërkojmë kërkesë ministrive dhe grupit mediatic për të sjellë të gjithë dokumentet që kanë. Kjo është një strategji për të fituar kohë.