Skuadra e Aberdinit firmosi pak javë më parë me mesfushorin e Kombëtares, Ylber Ramadani. Sezonin e ri atë do ta shohim në kampionatin skocez, por edhe pse ka rreth 1 muaj që blerja është zyrtarizuar, Ramadani nuk mund të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të problemit të nxjerrë në lidhje me vizën.
Ai ishte në fazë përgatitore me ekipin në Spanjë dhe në kthim ai u nda nga pjesa tjetër e skuadrës, për shkak të vonesave me pasaportën. Ndërkohë, vetëm dje ka folur vetë trajneri i Aberdinit, i cili dha një lajm të mirë.
“Viza e Ylber Ramadanit është miratuar, por marrja në dorë e vizës dhe pasaportës së tij ka qenë tepër e gjatë. Ne kemi besim se do ta çojmë Ramadanin në Aberdin në fillim të javës”, u shpreh trajneri.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…