Kristiano Ronaldo ka vendosur t’i japë lamtumirën Mançester Junajtid dhe ka vendosur që të mos kthehet te ”djajtë e kuq” këtë verë për të synuar transferimin në një klub tjetër që luan në Ligën e Kampioneve. Por ndërsa po mendon të zgjidhe të ardhmen e tij sportive, portugezi nuk harron edhe të zgjidhe “problemet” e të jetës së luksit që i lejon vetes me milionat që ka fituar gjatë karrierës.
“Esdiario” ka bërë të ditur se futbollisti portugez ka nxjerr në shitje avionin e tij privat të modelit Gulfstream G200. Një avion të cilin ai e bleu në vitin 2015 për një shifër prej 20 milionë eurosh e që tashmë duket se nuk plotëson kërkesat që ka futbollisti.
Avioni në fjalë ka çdo komoditet të mundshëm dhe ka një kapacitet për të transportuar 10 persona, ndërsa cilësohet si mjet fluturimi luksi. Por Ronaldo, familja e të cilit është zgjeruar ndjeshëm që nga atëherë, kërkon një avion më të madh dhe kjo është arsyeja pse nxori në shitje avionin aktual.
Ky është avioni me të cilin ai dhe familja e tij kanë udhëtuar gjatë këtyre viteve, por të cilin Ronaldo ua ka dhënë me qira edhe futbollistëve apo biznesmenëve të njohur kur nuk e ka në përdorim. Një qira stratosferike pasi raportohet se për të pasur në përdorim këtë avion duhet të paguhen nga 6 mijë në 10 mijë euro në orë. Mendohet që avioni i ri të kushtojë shumë më tepër se sa ky mjet fluturimi që Ronaldo nxori në shitje.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…