Tensioni/ Tifozët kundër Pikesë: Tërhiqu nga Barcelona!

Dita e parë e punës pas kthimit nga pushimet nuk ka qenë shumë e këndshme për mbrojtësin e Barcelonës, Zherard Pike.

PIKE

Pas disa javësh të shoqëruar nga debate si pasojë e një fundsezoni problematik dhe më pas ndarjes nga Shakira, Pike vazhdon të mos gjejë qetësi.

Këtë herë ai është vënë nën shënjestrën e tifozëve të Barcelonës.

Një grup tifozësh të Barcelonës kanë qenë të pranishëm në qendrën stërvitore të klubit në ditën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.

Nëse për lojtarët e tjerë ka pasur një pritje miqësore, ndryshe ka ndodhur me Pikenë. Tifozët e kanë kontestuar mbrojtësin, teksa nuk kanë munguar thirrjet: Pike, tërhiqu nga futbolli!

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×