Deklarata e Gledis Nanos për dekonspirimin e operacioneve/ “Nëse s’e ka ditur drejtori, si ta dijë ministri!”, Çuçi: Do hetojmë!

023

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka komentuar deklaratën e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano për dekonspirimin e operacioneve.

Ai tha se do hetohet deklarata dhe rastet.

“Padyshim është shqetësuese dhe pjesë e punës të përditshme që ka policia e shtetit. Për deklaratën e ish-drejtorit, kur se di drejtori i përgjithshëm i policisë kur ishte në detyrë, vështirë se do ta dijë ministri. Ne do ta hetojmë, do të thellojmë hetimin.

Do përfshihet dhe ish-drejtori i policisë që ka bërë këtë deklaratë, për të shuar drejt zbardhjes së të vërtetës. Për të gëlltitur këdo që dekonspiron brenda policisë.”, tha Çuçi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×