“Dënim xhelatëve të Edi Ramës dhe Çuçit”, Berisha reagon pas intervistës së nënës së Lear Kurtit për News24: Dyshimet e saj, të drejta

800 0 3bb6844573fd3c95711c26bc9811eb62

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas intervistës së nënës së Lear Kurtit për News24.

Në një postim në Facebook Berisha shprehet se dyshimet e nënës së 32-vjeçarit që humbi jetën, janë të drejta, ndërsa shton se duhen dënuar përgjegjësit, që sipas tij janë “xhelatët e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit”.

“Dyshimet e drejta të nënës së Lear Kurtit ndaj bandës me uniformë të Rama-Çuçit që i morën shpirtin me dhunë djalit të saj! Ngushëllime edhe një herë nënës për djalin e saj të vetëm, dhe dënim xhelatëve të Edi Ramës dhe Çuçit!”, shkruan Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×