“E gjeta me 1 mld borxh”, Kapllanaj: Ç’kusur ka administrata të lajë borxhet e një kryetari të papërgjegjshëm! Ligji nuk duhet t’i lejojë

Kapllanja

Agron Kapllanaj është shprehur se ligji nuk duhet të lejojë që kryetarë të bashkive të lënë pas një bashki me borxhe.

Gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore në Komisionin për Reformën Territoriale, kryebashkiaku i Mallakastrës, shtoi se një administrata nuk ka përse të lajë borxhet e një kryetari të papërgjegjshëm,.

“Ç’kusur ka administrata të lajë borxhet e një kryetari të papërgjegjshëm. Synimi im ishte të thoja se duhet të respektohet ligji, dhe jo që një kryetar bashkie të lë bashkinë me borxhe. Nuk kam lënë asnjë qindarkë borxh kur kam ikur nga ajo bashki, as të akumuluar ndër vite. E gjeta me 1 mld borxh të vjetra. Një kryetar bashkie të papërgjegjshëm duhet t’i presë rrugën ligji që të mos bëjë gjëra të tilla”, tha Kapllanaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×