Foto nga paparaci/ Aurora Mara, me tuta në Kuvend

hg-1

Ndoshta emri i saj nuk është ndeshur shpesh në foltoren e Parlamentit, por jashtë kësaj godine deputetja e Dibrës ka spikatur shpesh me stilin e saj të veçantë. Pasi mori mandatin e lënë nga një deputet i LSI, kur ata së bashku me demokratët i dogjën në 2017, papritur e pamë në këto zgjedhje të rreshtuar me socialistët. Mara arriti të marrë një rekord votash preferenciale, por përsëri në Parlament vijon të jetë e heshtur dhe jo aktive, njësoj si më parë.

Ndërkohë, për veshjet e saj kemi folur edhe herë të tjera. Ndryshe nga të gjithë kolegët e saj, Mara guxon të shkojë në Parlament edhe me tuta dhe atlete. E pashqetësuar për sytë e kureshtarëve, Aurora u shfaq këtë të enjte në seancën plenare me një palë tuta blu të gjera dhe atlete, duke zgjedhur komoditetin para pamjes prej zyrtareje të lartë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×