Lirohen hapësirat për Armando Brojën te Çelsi, “Blutë” nxjerrin në shitje tre lojtarë të repartit të sulmit

Çelsi ka nisur një revolucion të ri në skuadër, duke hequr disa lojtarë që nuk janë në planet e trajnerit Tomas Tuhel. sipas “Daily Mail”, Timo Verner, Kristian Pulisiç dhe Hakim Zijeh janë tre lojtarët e fundit që “Blutë” i kanë nxjerrë në ankand.

broja

Dy të parët janë ofruar te Juventusi për një shkëmbim me De Ligtin, ndërsa marokeni është në bisedime për t’u transferuar te Milani në formën e huazimit për një vit.

Gjithsesi nëse Verner largohet, atëherë maja e sulmit do të ngelë bosh, pasi dhe Lukaku shkoi te Interi.

Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili mund të tregojë vlerat e tij për të zënë vendin e lënë bosh.

20-vjeçari është thirrur nga trajneri gjerman, Tomas Tuhel, për fazën përgatitore dhe aty pritet që ai të vendos nëse do ta mbajë Brojën në skuadër ose jo.

Sulmuesi i Kombëtares kërkohet nga shumë klube angleze dhe jo vetëm, por nëse gjërat shkojnë kështu, Tuhelit do t’i duhet një sulmues dhe mund të preferojë ta mbajë në “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm dhe t’i japi një mundësi në skuadrën e parë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×