Lojtari i Premier Ligës arrestohet për përdhunim, policia zbulon detaje të reja. Ja kur dhe ku ka ndodhur ngjarja

Një futbollist që luan në Premier Ligë është arrestuar nga policia britanike pasi dyshohet për përdhunim ndaj një vajze.

premier lige

Gjatë orëve të fundit, policia ka zbuluar dhe disa detaje të reja, të cilat tregojnë se kur dhe ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Siç bëhet me dije nga mediat britanike, futbollisti ka qenë me pushime në brigjet e detit Mesdhe muajin e kaluar dhe thuhet se pikërisht në këtë vend dhe në këtë kohë kjo ngjarje ka ndodhur.

Një ditë më parë, mediat zbuluan se ky futbollist është 29 vjeç dhe jeton në Londrën veriore dhe arrestimi është kryer në orën 16:00 (15:00 me atë angleze), kohë kur lojtarët përfundojnë stërvitjen me skuadrat e tyre.

Mediat ende nuk e kanë zbuluar emrin e lojtarit, pasi policia nuk e lejon ende.

Nga aludimet e shumta, fansat mendojnë se ky futbollist luan për Arsenalin ose Totenhemin, pasi të dyja këto dy klube, bazën e tyre e kanë në Londrën veriore.

LEXO EDHE: Pritej të merrte pjesë në Botërorin “Katar 2022”, arrestohet futbollisti i Premier Ligës për përdhunim

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Lojtari i Premier Ligës arrestohet për përdhunim, policia zbulon detaje të reja. Ja kur dhe ku ka ndodhur ngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook