“O noku lajmëro dikë se po më mbysin”, rrëfehet shoku i Lear Kurtit: Ishim bashkë, po e rrihnin në makinë. Më tha…

Lear Kurti

Shoku i Lear Kurtit i cili ka qenë bashkë me të në momentin e arrestimit dhe në komisariat, ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur atë natë.

Ai thotë për “Abc” se shoku i tij është dhunuar brenda makinës së policisë, ndërsa thotë se i fjalët që i ka thënë kanë qenë: O noku lajmëro dikë se po më mbysin.

“Unë me Laerin atë natë e kam takuar para dy orësh. Në momentin që po kaloja përballë me spitalin në Laprakë ishin 3-4 patrulla, po rrihej Laeri barbarisht brenda makinës. Më tha ‘O noku, lajmëro dikë se po më mbysin’. Aty ka pasur kamera, por nuk e di se kush mund t’i ketë.

Filmimet janë 100% të sigurta që janë aty. Çfarë po bëni i thash unë, se djali është me sëmundje toke (epilepsi). ‘Kush je ti?’, më tha njëri nga policët. Jam shoku i tij, u përgjigja unë. Jemi shoqëruar të dy njëkohësisht, Leari ishte në makinën e policisë, unë isha në makinën time pasagjer”, dëshmon ai.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×