Juventusi vazhdon të lëvizë gurët në merkato, ku ndër objektivat e “Zonjës së Vjetër” mbetet përforcimi i mbrojtjes. Sirenat e alarmit kanë rënë fort pas lajmeve për largimin e mundshëm të De Ligtit.
Te Juventusi nuk duan të gjenden të zbuluar dhe kanë nisur nga puna për afrimin e një mbrojtësi të aftë që të mbulojë boshllëkun e holandezit. Siç bëjnë me dije mediat italiane dhe ato angleze, bardhezinjtë kanë shfaqur interes për lojtarin e Arsenalit, Gabriel. Ndërkohë, “Gazetta dello Sport” shton se Juventusi dëshiron vërtet shërbimet e brazilianit të “Topçinjve”, por nga ana tjetër përballet me një kërkesë jo të ulët: 45-50 milionë për Gabrielin.
Kjo pasi mbrojtësi nuk është në merkato dhe shihet si një nga lojtarët më të besuar për trajnerin Mikel Arteta. Ndërkaq, Juventusi po sheh edhe për alternativa të tjera. Një tjetër lojtar për të cilin Juvja ka shfaqur interes është edhe Gleison Bremer, aktualisht pjesë e Torinos, por i kërkuar dhe nga Interi e Milani. Edhe çmimi i brazilianit të “Demave” është po i njëjti, 40-50 milionë euro.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…