“Brenda 100 ditësh Policia e shtetit duhet të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet”, Rama mohon ndërhyrjet politike për emërimet: Dita kur të zë me gojë emrin e…

Whatsapp Image 2022 09 07 At 16.53.38

“Brenda 100 ditësh Policia e Shtetit duhet të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet”.

Kjo ka qenë porosia e kryeministrit Edi Rama për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Në takimin e sotëm me drejtuesit e policisë, ku u prezantua Muhamet Rrumbullaku, Rama mohoi dhe ndërhyrjet për emërimet në Policinë e Shtetit, një nga aludimet për arsyet e shkarkimit të Gledis Nanos si drejtor i përgjithshëm.

“Siç e ka pasur paraardhësi juaj, apo të gjithë paaradhësit tuaj, të plotë pa kushte, pa asnjë ekuivok, apo interferencë! Qoftë e largët dita kur unë do zë me gojën time një emër të vetëm oficeri policie, çoje këtu, çoje aty; deri tani s’ka ardhur dhe nuk ka shans të vijë, mbështetjen politike do ta keni edhe ju.

E kam bërë me ju bisedën, të njëjtën që kam bërë dhe me të tjerët para se të merrnin detyrën, telefonatave ju keni për detyrë t’i përgjigjeni, por kërkesave nëpër telefona ju nuk keni detyrë t’i përgjigjeni, nga kushdo qoftë që të vijnë. Dhe vetëm ditën kur unë do t’ju marr në telefon duke për t’ju ndërhyrë, ju keni të drejtë të filloni të bëni shërbime të kësaj natyre, por kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Rama.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×