Rei Manajn duket se e ndajnë vetëm disa orë nga zyratrizimi i aventurës së radhës, me sulmuesin e Kombëtares që pritet të firmosë me Uatfordin në ligën e dytë angleze.

25-vjeçari është pikasur në Londër këtë mbasdite, qytet ku duket se do të finalizohet marrëveshja mes klubit anglez dhe Barcelonës për transferimin e tij.
Manaj është gati kështu të startojë një kapitull të ri në karrierën e tij ku do të tentojë të rikrijojë paraqitjet pozitive që shfaqi në sezonin e shkuar me Spezian.

Arena e Lajmit
Loading…
Loading…
and then