
Nëse do të gjenim një përcaktim stilit të ministres së Financave, do të ishte fare e lehtë. E zeza është ngjyra që e përshkruan më së miri “look”- un që ajo zgjedh. Thuajse në çdo dalje të sajën, Delina Ibrahimaj zgjedh kombinimin e së zezës me të bardhën, duke u radhitur te politikanet klasike.
Gjithnjë me grim minimal, e veshur me ngjyra të errëta, taka të ulëta, duket se Ibrahimaj ka përcaktuar kështu staturën e saj si politikane edhe në look. Ndaj edhe kur e pamë këtë të enjte me ngjyra të forta, habia nuk ishte e vogël. Teksa prisnim ‘uniformën’ e saj të përjavshme, ministrja e Financave na ka habitur, duke u shfaqur me fund si dhe me një bluzë ngjyrë pink. Duhet thënë se kombinimi i rrinte për shtat ministres, që duket se ka vendosur të shfaqet tashmë edhe jashtë të përhershmet të saj. Këshilla jonë? Sa më shumë ngjyra, aq më shumë dritë!