“Kjo nuk është një qeveri antikrizë, por burimi i krizave”, Meta: I kemi çuar SPAK-ut prova flagrante të përfshirjes së saj në korrupsion

Capture

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi sot në një takim me strukturat e kësaj force në Kombinat se vendi është një situatë kritike energjetike dhe se do të ketë propozime konkrete në fushën e energjisë.

“Jemi në një situatë kritike energjetike. Rama në vitin e 10-të si Kryeministër situatë e njëjtë energjetike pasi nuk ka bërë investime. Ka bërë shpërdorim kriminal të gjithë resurseve energjetike pasi ndërmarrjet janë elektorale me detyrë prodhimin e votave me të gjithë mënyrat, me shantazhe e gjoba që u vënë qytetarëve e deri tek punësimet e shpërdorimet e jashtëzakonshme me fitimet e kompanive. Situata energjetike pritet të vështirësohet.
Përrallat e larjes së rrobave me 30 gradë si dhe të fashave mbi 800 kilovat janë politikë e papërgjegjshme, kur vetë qeveria ka 200 mln euro energji të papaguar vetëm si rezultat i keqmenaxhimit të ujësjellësve që edhe ato janë kthyer në ndërmarrje elektorale”, tha Meta.

Ai theksoi se kjo nuk është një qeveri antikrizë, por burimi i krizave më të mëdha që kanë përballuar shqiptarët këto vite.
“Ne si parti e lirisë jemi të angazhuar për ligje e iniciativa konkrete dhe këto do t’i vazhdojmë dhe në fushën e energjisë pasi jemi një parti që ka vullnetin politik për një drejtim të ri të vendit, larg kësaj papërgjegjshmërie, këtij klientelizmit që ka vrarë konkurrencën, sipërmarrjen e lirë.
Ne godasim drejtpërdrejt korrupsionin. I kemi çuar SPAK-ut të dhëna konkrete, flagrante të përfshirjes së qeverisë në korrupsion. Qeveria iu kërkon qytetarëve të kursejnë, por vetë abuzon”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×