LISTA ZYRTARE/ Jashtë kapiteni Hoxha! Zbulohen emrat e regjistruar nga Partizani në UEFA për Ligën e Konferencës

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar në UEFA listën me emrat e lojtarëve që do të luajnë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Një listë ku bien në sy afrimet me të fundit të të kuqve, por edhe një mungesë e rëndësishme siç është ajo e kapitenit Alban Hoxha, i cili nuk do të jetë i gatshëm në këtë sfidë.

PARTIZANI 3

Trajneri Dritan Mehmeti do të ketë shumë lojtarë të rinj në dispozicion, por edhe emra me eksperiencë të cilët pret që të ndihmojnë skuadrën që të kalojë turin e parë ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo.

Ajo që bie në sy është se Partizani ka lënë jashtë listës kapitenin Hoxha për të dy ndeshjet, duke treguar se nuk beson që ai mund të rikuperohet as për ndeshjen e dytë ndaj skuadrës gjeorgjiane.

LISTA E PLOTË

Portierë: 1 Vokli Laroshi, 40 Bekim Rexhepi, 77 Aldo Teqja

Mbrojtës: 2 Egzon Belica, 3 David Atanaskoski, 16 Edison Ndreca, 26 Paulo Buxhelaj, 28 Elion Sota, 33 Eneo Bitri, 34 Sembene Pape Saliu, 44 Andi Hadroj.

Mesfushorë: 8 Çandrel Zhero Masanga Matondo, 10 Engjëll Hoti, 14 Gueje Maget, 17 Bruno Telushi, 21 Valentino Murataj, 23 Ermir Spahiu, 27 Aristoteles Romero, 99 Arinaldo Rrapaj.

Sulmues: 9 Xhuliano Skuka, 11 Matej Cvetanoski, 22 Tedi Cara, 24 Xhafer Hodo

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

LISTA ZYRTARE/ Jashtë kapiteni Hoxha! Zbulohen emrat e regjistruar nga Partizani në UEFA për Ligën e Konferencës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook