Porosia e Ramës për Drejtorin e ri të Policisë/ “Ja u them unë ku është Vis Martinaj”, Berisha: Shko pyet edhe…

Berisha 1212121

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar porosinë që kryeministri Edi Rama i la sot Drejtorit të ri të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për të zbardhur të vërtetën mbi historinë e Ervis Martinajt.

Rama tha se është e paimagjinueshme, që policia nuk di t’i thotë sot publikut nëse personazhi më i errët i botës së krimit është gjallë apo vdekur dhe kërkoi që nëse gjendet i gjallë t’i dorëzohet drejtësisë.

Nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”, u shpreh kryeministri.

Por, kreu i selisë blu ka një tjetër version për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë dhe e lidh me ligjin për lojërat e fatit, ku përfshin edhe vëllain e kreut të qeverisë, Olsi Rama.

Sot Edi Rama porositi Muhamet Rrumbullakun për Ervis Martinajn. Ja u tregoj unë ku është Vis Martini. Martini është te lojërat e fatit. Shko pyet Olsin dhe ta thotë Olsi. Njerëzit e kanë të qartë si drita e diellit. Ai ishte njëshi i lojërave të fatit, i vëllai i tij është hija e tyre. Sa ishte ai ishin ilegale, iku ai askush se di se ku iku, por dimë që lojërat u bënë të ligjshme tani. Gjithçka lëviz nga një trajektore që vjen nga kupola dhe shkon drejt poshtë“, tha Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×