“Qeveria të rrisë masat e sigurisë”/ Sulmi kibernetik i Iranit, Alibeaj: Duhen investime për sigurinë kibernetike, falënderojmë partnerët strategjikë

E3846c04 034a 4aee Bc3c 1ec4f7610dcb

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në vend, me qeverinë që ka vendosur sot të dëbojë trupën diplomatike të Republikës së Iranit nga vendi ynë, pas sulmit kibernetik që rrëzoi sistemin e shërbimeve online.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dënoj ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj Republikës së Shqipërisë”, shkruan Alibeaj në Facebook.

Më tej, ai thekson nevojën e rritjes së sigurisë, duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masat e duhura.

Alibeaj gjithashtu falënderon për mbështetjen partnerët strategjikë, duke u ndalur te roli i SHBA-ve në mbrojtjen që i bëjnë Shqipërisë në raste të tilla sulmesh të paprecedenta.

“Me këtë rast i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të rrisë masat e sigurisë për të shmangur ngjarje si ajo e rrjedhjes së të dhënave nga E-albania, duke e nxitur të bëjë investime serioze për sigurinë kibernetike.

Lidhur me zhvillimet e fundit, gjej rastin të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-të për asistencën teknike dhe mbështetjen gjeostrategjike për Shqipërinë në identifikimin dhe në përballjen me sulmin kibernetik të orkestruar nga Irani”,nënvizon ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×