Ruante mbi 20 kg kanabis në thasë me vakum, i riu shqiptar në Gjermani përfundon në pranga pas operacionit masiv të policisë

Germany Attack

Shtatë persona janë arrestuar në kuadër të operacioni kundër kultivimit të kanabisit të hënën në mbrëmje në Düsseldorf, Wuppertal dhe Hückeswagen të Gjermanisë, duke përfshirë këtu edhe një të ri shqiptar.

Në mes të qendrës së Hückeswagen 18-vjeçari raportohet se kujdesej për një plantacion kanabisi, i cili kishte konsumuar mjaftueshëm energji elektrike sa rreth 150 familje në një vit.

Në të njëjtën kohë, nëntë ambiente të tjera në Wuppertal dhe Düsseldorf u kontrolluan nga autoritetet gjermane ku u kapën 6 persona të cilët së bashku me 18-vjeçarin do të dalin para gjykatës javën e ardhshme.

sakaq, raprotohet se një nga të arrestuarit në Wuppertal është një 27-vjeçar shqiptar të cilit iu sekuestruan rreth 21 kilogramë kanabis të cilat ruheshin në thasë me vakum.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×