Trafikonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, pranga për të riun në Tepelenë, u kap me 10 klandestinë në makinë

Sfdgsdfgsdfg

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri me iniciale  A. H. pasi u kap duke transportuar me automjetin e tij 10 shtetas të huaj nga vendet e botës së tretë në shkëmbim të pagesës.

Autoritetet bëjnë me dije se 37-vjeçari i cil iishte banues në Durrës u kap në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat” në Tepelenë me emigrantët e paligjshëm të cilët synonin të kalonin kufirin drejt vendeve të bashkimit Europian.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

DVP Gjirokastër / Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 47”.

Transportonte kundrejt fitimit, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 47″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. H., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, Tepelenë, transportuar me automjetin e tij, kundrejt fitimit, 10 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×