Horoskopi 6 Korrik 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME/ E MËRKURË, 6 KORRIK 2022 –

HOROSKOPI

DASHI 

Ditë tejet e trazuar dhe delikate kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk ka për të ecur ashtu si e kishit menduar, prandaj bëni kujdes.
DEMI 
Do i shprehni ndjenjat pa fund gjatë kësaj dite dhe partneri do ndihet më mirë se kurrë më parë. Po vazhduat kështu edhe për disa kohë, jeta do ju marrë tjetër drejtim.
BINJAKET 
Ditë e bekuar nga yjet kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin për mrekulli dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme.
GAFORRJA 
Do bëni disa gafa të pafalshme sot në jetën tuaj në çift prandaj dhe gjërat do marrin tatëpjetën. Do ju vijë inat për gabimet e bëra, por ajo që kaloi nuk mund të kthehet pas.
LUANI 
Pasioni do ndizet edhe më shumë gjatë kësaj dite për ju të dashuruarit. Do kaloni çaste fantastike, të cilat nuk do i harroni kurrë.
VIRGJERESHA
Ditë e begatë kjo e sotmja. Në planin financiar gjithashtu nuk do të keni probleme serioze, ndaj dita e sotme do jetë e mbarë.
PESHORJA 
Do i merrni gjërat më seriozisht sot juve që jeni në një lidhje dhe do mendoni të jetoni së bashku. Përgatituni mirë, sepse jo gjithçka është fushë me lule.
AKREPI 
Përfitoni sa të mundni sot nga prania e partnerit tuaj dhe shprehini pa fund ndjenjat. Keni për ta parë që gjërat do ecin edhe më mirë.
SHIGJETARI 
Yjet nuk do e favorizojnë aspak harmoninë në çift gjatë kësaj dite përkundrazi problemet do jenë të njëpasnjëshme. Mos ia hidhni për çdo gjë fajin atij që keni në krah.
BRICJAPI 
Të dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Bëni thjesht atë që ndjeni. Me financat duhet të merreni më shumë.
UJORI 
Për te përmirësuar buxhetin është e rrezikshme te besoni tek lojërat e fatit. Me to mund të humbni më shumë nga sa mendoni.
PESHQIT

Do e rregulloni marrëdhënien në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më mirë pranë partnerit tuaj. Më në fund do i kuptoni edhe gabimet.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×