DEBATI/ Berisha kërkon fjalën nga foltorja: Paradë pashpirtësie. Felaj i kujton rregulloren e Kuvendit: Mani për të pushtuar, lironi vendin!

Whatsapp Image 2022 09 08 At 15.37.00 (1)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar në foltoren e Kuvendit ku ka kërkuar fjalën, ndërkohë që zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e ka lejuar. Gjatë fjalës së tij pa mikrofon, Berisha tha se kjo ishte një paradë pashpirtësie.

“Paradë pashpirtësie, kreu i juaj duhet të jetë këtu, t’u thotë qytetarëve shqiptarë si ka mundësi, pasi u ka grabitur…”, tha Berisha.

Felaj i ka kërkuar që Berisha të lirojë foltoren.

“Zënia e foltores është shkelje. Lironi vendin. ulni se nuk po flisni për procedurë. Çfarë është kjo mani për të pushtuar? Mos i fyeni të gjithë njerëzit në parlament. Zoti Berisha ju kujtoj edhe një herë rregulloren e Kuvendit.”, tha Felaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×