Ditëlindje në avion dhe Shehi për cigare, njihuni me pikantet e udhëtimit të Tiranës drejt Luksemburgut

Ishte një udhëtim i qetë ai i Tiranës dje drejt Luksemburgut në prag të ndeshjes së sotme kundër Dudelanzhit. Natyrisht, nuk munguan batutat, ndonjë dremitje në avion dhe një “kombinim” maqedonisht mes Najdovskit, Seferit dhe Totres. Shehi nuk e lëshonte nga dora dosjen e tij me shënime, ndërsa Xhixhës i pëlqente të rrinte vetëm në fund të avionit. Por pati edhe festë, sepse mbrojtësi Marlind Nuriu kishte ditëlindjen dhe skuadra e uroi sipas mënyrës së vet. Ja disa nga pikantet e udhëtimit:

565757567

* Të parët në aeroport, “team manager”-i, Erano Isaj, Edmond Selimi dhe mjeku Arzen Voci. Është ora 4:00 e mëngjesit.

* Najdovski, Seferi e Totre nisin të flasin maqedonisht. Ndoshta sepse nuk donin të kuptoheshin nga ne të tjerët ose sepse Najdovski është pak mbrapa me anglishten dhe shqipen…

* Ilion Lika dhe drejtori Tefik Osmani shfaqen në aeroport pasi skuadra ka mbërritur.

* Në minutat e para binte një sy një qetësi pothuajse absolute. Edhe bisedat ishin me zë të ulët.

* Teksa Lika diskutonte me Darin, Shehi nuk e lëshonte dosjen e tij.

* Kur hyn në avion presidenti Refik Halili i përshëndet të gjithë, deri edhe ata në fund të avionit. Aty ndodhej Xhixha, që i pëlqente të rrinte në fund vetëm.

* Ishin rreth 20 tifozë së bashku me skuadrën.

* Tirana kishte ndërruar edhe stil në veshje, ndryshe nga aventura e fundit në Europë.

* Anëtari i Këshillit Bashkiak, Florian Pullazi, gazetari Erl Murati dhe disa kolegë të tjerë ishin së bashku me KF Tiranën drejt Luksemburgut.

* Në një moment ka edhe ngritje këmbësh në avion për çmpirje dhe nuk munguan batutat: “Paska blerë çorape të reja…”, menjëherë disa nga lojtarët i ulën këmbët.

* Gjysma e lojtarëve mbanin kufje në vesh, ndërsa në korridor lëvizin Seferi dhe Xhixha për pak minuta.

* Pas nisjes së avionit fillon “turni i gjumit”… Lika dhe Seferi dremitin në sedilje.

* Toshevski e Najdovski qëndruan në këmbë gjatë gjithë kohës.

* Nga FSHF është pjesë e delegacionit prej afro 70 personash vetëm Eduard Gjini, shefi i licencimeve, dikur ishshef klubi te Tirana.

* Udhëtimi zgjati 2 orë e 5 minuta, por pati kohë edhe për festë, sepse mbrojtësi Marlind Nuriu kishte ditëlindjen dhe skuadra e uroi me dritat ndezur të celularëve.

*Shehi, i vetmi me papion dhe i veshur shik. “Nuk kam emocione, edhe pse si trajner është diçka ndryshe kur luhen këto ndeshje. Kam luajtur këtu në miqësore 30 minuta me Kombëtaren në kohën e De Biazit”, thotë trajneri.

* Shehi kërkon cigare menjëherë sapo zbret në aeroport, ndërsa Osmani nis batutat me gazetarët për ndarjet nëpër dhoma… * Afro 100 tifozë “fanatics” tërheqin vëmendjen gjatë pasdites nëpër rrugët e Dudelanzhit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×