Hetimi për aferën e inceneratorit të Elbasanit drejt fundit, zbardhen detajet nga marrja në pyetje e Gazment Bardhit, iu kërkua…

Bardhi Ne Spak

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është drejt mbylljes së hetimit për aferën e inceneratorit të Elbasanit, dhe pritet të çojë dosjen në Gjykatë.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton për BalkanWeb se mbyllja e dosjes mund të bëhet brenda pak ditëve.

Pas thirrjes në SPAK një ditë më parë të Monika Kryemadhit, sot është paraqitur edhe deputeti Gazmend Bardhi, të cili mësohet se i është kërkuar të rikonfirmojë faktet e kallëzimit që ka bërë për këtë incenerator, fakte të cilave ai u ka qëndruar sërish.

Bardhi është pyetur nga prokurori Klodian Braho dhe dy efektivë të Byrosë së Hetimit.

Nga ana tjetër, në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Bardhi mes të tjerash i bëri thirrje këtij institucioni që të çojë para përgjegjësisë personat e përfshirë  në aferën e inceneratorëve.

 

Hetimi për aferën e inceneratorit të Elbasanit drejt fundit, zbardhen detajet nga marrja në pyetje e Gazment Bardhit, iu kërkua…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook