“Në Gjermani kalova momente vështirësie të paimagjinueshme”, Son surprizon me deklaratën: U hakmora kur i mposhtëm në Botëror

Sulmuesi i Totenhemi, Son Heung-Min njihet si një nga futbollistët më paqësorë në fushën e lojës, deklaratat e të cilit rrallë herë shkaktojnë polemika, por duket se kjo e fundit nuk ka qenë rasti pasi Koreano-Jugori ka folur lidhur me fëmijërinë e tij në Gjermani duke përmendur momentet e vështira që ka kaluar sipas racizmit me të cilin është përballur.

56756756777

29-vjeçari ka folur për këtë periudhë të errët të jetës së tij duke thënë se suksesi që kombëtarja e tij regjistroi në Botërorin e vitit 2018 kundër Gjermanisë, ku Koreja fitoi me rezultatin 2-0 e bëri të ndihesh mirë pasi e mendoj si një hakmarrje kundër gjermanëve për ato që ai kishte përjetuar në vendin e tyre.

“U transferova në Gjermani kur isha  ende i vogël, dhe kalova momente vështirësie të pa imagjinueshme.

U përballa me shumë racizëm, dhe që nga ajo kohë në mendje kisha vetëm hakmarrjen.

Kur njerëzit qajnë unë dua t’i ngushëlloj dhe t’i jap një përqafim, por kur pash gjermanët duke qarë kur i mposhtëm në Botëror u ndjeva i lumtur sepse më në fund mora hakun e gjithë asaj që kisha kaluar në shtetin e tyre, dhe këtë gjë e bëra në fushën e lojës.”, u shpreh Son.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×